Presidenca e Kosovës ka njoftuar se delegacioni i Kosovë ka marrë pjesë në aktivitetet e organizuara me rastin e inaugurimit të Presidentit të 47-të, të SHBA-ve, Donald Trump
Sipas njoftimit, delegacioni përbëhej nga Learta Hollaj, Shefe e Stafit të Presidentes, dhe Rejhan Vuniqi, Këshilltare për Politikë të Jashtme, të shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli.
Ata janë takuar me zyrtarë të lartë amerikanë.
Njoftimi i plotë:
Delegacioni presidencial merr pjesë në aktivitetet e organizuara me rastin e inaugurimit të Presidentit të 47-të, të SHBA-ve, Donald Trump
Një delegacion presidencial, i përbërë nga Learta Hollaj, Shefe e Stafit të Presidentes, dhe Rejhan Vuniqi, Këshilltare për Politikë të Jashtme, të shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, ka marrë pjesë në aktivitetet e organizuara për nder të inaugurimit të Presidentit të 47-të, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Gjatë këtyre ditëve, ata kanë marrë pjesë në: Ceremoninë e betimit të Presidentit Trump në Capitol Hill, Tubimin e mbajtur para ceremonisë së betimit në Capital One Arena, Ballon e Komandantit Suprem; Ballon Presidenciale “The Liberty Ball”, Ballon “Black Tie and Boots”, të organizuar nga Texas State Society, Midëest Galla, pritjen e organzuar nga Dr. Miriam Adelson, Tilman Fertitta, Sylvie Legere & Todd Ricketts e Mark Zuckerberg, si dhe në Shërbesën e Lutjeve Kombëtare në Ëashington National Cathedral.
Me këtë rast, ata kanë pasur mundësinë të takohen me një sërë zyrtarësh të lartë, senatorë dhe kongresistë, si dhe këshilltarë dhe persona me ndikim nga bota e biznesit dhe sfera të tjera të interesit.
Gjatë këtyre aktiviteteve, ata kanë pasur mundësinë të bisedojnë me: Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan, Mike Johnson; të nominuarin e Presidentit Trump për Drejtor të CIA-s, John Ratcliffe; Kongresistin dhe Kryesuesin e nënkomitetit për Evropë në Komitetin për Politika të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, Keith Self; Kongresistin Chip Roy; Kongresistin Ronny Jackson; Senatorin John Cornyn, Kongresistin Ted Cruz; Guvernatorin e Teksasit, Greg Abbott; Guvernatoren e Ioëa, Kim Reynolds; Ambasodorin e nominuar të Presidentit Trump në NATO, Matt Ëhitaker; Zëvendës Guvernatorin e Teksasit, Dan Patrick; Prokurorin e Përgjithshëm të Teksasit, Ken Paxton; ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg; Senatoren e Teksasit, Angela Paxton; Këshilltarin lokal, Gino Mulliqi; dhe ish-Kongresistin Jack Fields, si dhe përfaqësues të shumtë të mërgatës.
Në të gjitha këto takime, janë përcjellë urimet më të mira për Presidentin Trump dhe administratën e re në emër të Presidentes Osmani dhe qytetarëve të Kosovës, duke konfirmuar angazhimin e Republikës së Kosovës për avancimin e mëtejshëm dhe të vazhdueshëm të raporteve bilaterale. Në bisedat me zyrtarët amerikanë është theksuar gjithashtu rëndësia e vizitave të ndërsjella, si dhe rëndësia e bashkëpunimit me qëllim të avancimit dhe ruajtjes së sigurisë në rajon dhe përtej.