8.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Presidenca: Në ceremoni nuk kishte bojkot të askujt, të gjitha vendet e QUINT-it kishin përfaqësitë e tyre

- Advertisement -

Presidenca është deklaruar pas raportimeve të disa mediave se të gjithë ambasadorët e vendeve të QUINT-it e kanë bojkotuar organizimin e tyre, Qeverisë dhe Kuvendit me rastin e 24-vjetorit të çlirimit.

Presidenca në një përgjigje për teve1.info ka thënë se nuk ka pasur bojkot të askujt në këtë pritje dhe se të gjitha vendet e QUINT-it kishin përfaqësitë e tyre.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidencës ka thënë se disa vende janë përfaqësuar me ambasadorë e disa të tjera me zv/ambasadorë.

“Në këtë ceremoni nuk ka pasur bojkot të askujt. Në të kanë marrë pjesë  ambasadorë të disa shteteve evropiane dhe aziatike, komandanti i KFOR-it, teksa përfaqësi të tjera diplomatike janë përfaqësuar nga zv.ambasadorë. Të gjitha shtetet e QUINT-it i kanë pasur përfaqësuesit e tyre në ceremoni”, thuhet në përgjigje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit