0.2 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Presidenca konfirmon rikthimin në kuvend të dy ligjeve

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani  ka kthyer për rishqyrtim në Kuvendin e  Kosovës Ligjin për Këshillin e Sigurisë së Republikës së Kosovës dhe Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit.

Në njoftimin e presidencës thuhet se bazuar në kompetencat e saj kushtetuese, presidentja Vjosa Osmani ka përdorur të drejtën e vetos, duke kthyer dy ligje për rishqyrtim në Kuvendin e Kosovës:

Në njoftim po ashtu thuhet se Ligji për Këshillin e Sigurisë është kthyer për shkak se me përmbajtjen aktuale e rrezikon sigurinë kombëtare dhe është në kundërshtim me Kushtetutën.

Ndërkaq Ligji për mbrojtjen e konsumatorit është kthyer për shkak të dispozitave të caktuara të cilat rrezikojnë mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve, të drejta këto të garantuara me Kushtetutë.

Njoftimi i plotë:

Presidentja Osmani ia kthen për rishqyrtim Kuvendit të Kosovës Ligjin për Këshillin e Sigurisë së Republikës së Kosovës dhe Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit

Bazuar në kompetencat e saj kushtetuese, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përdorur të drejtën e vetos, duke kthyer dy ligje për rishqyrtim në Kuvendin e Kosovës:

Ligji për Këshillin e Sigurisë është kthyer për shkak se me përmbajtjen aktuale e rrezikon sigurinë kombëtare dhe është në kundërshtim me Kushtetutën.

Ndërkaq Ligji për mbrojtjen e konsumatorit është kthyer për shkak të dispozitave të caktuara të cilat rrezikojnë mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve, të drejta këto të garantuara me Kushtetutë. Për më tepër, bashkëngjitur gjeni dokumentet me arsyetimet përkatëse.

https://www.facebook.com/share/p/15eU2uVsJB/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit