2.8 C
New York
Wednesday, January 7, 2026

Buy now

Presidenca e lexon “prerjen e kokës së keqperodrimit e abuzimit” si ‘kërcënim’ – Mehmetaj s’u beson syve

- Advertisement -

Një reagim i pabesueshem erdhi sot nga Presidenca e Kosovës në lidhje me një deklaratë të gazetarit Lirim Mehmetaj. Bekim Kupina, Këshilltar për Media i Presidentes Vjosa Osmani, publikoi një reagim zyrtar duke njoftuar masa ligjore ndaj Mehmetajt. Arsyeja? Sipas Kupinës, gazetari kishte bërë thirrje publike që Presidentes “t’i pritet koka”.

Kupina e cilësoi këtë si “thirrje të drejtpërdrejtë për dhunë, urrejtje dhe sulm”, duke kërkuar angazhimin e menjëhershëm të organeve të sigurisë.

“Thirrja e Lirim Mehmetajt që Presidentes së Republikës së Kosovës t’i prehet koka përbën thirrje të drejtpërdrejtë për dhunë… Kjo nuk është liri e shprehjes,” shkroi Kupina, duke lënë të kuptohet se Presidenca e ka marrë deklaratën si një kërcënim fizik.

Në lidhje me shprehjen që nënkupton ndalimin e një fenomeni negativ, dhe jo dekapitimin fizik të një zyrtari shtetëror, reagoi vetë gazetari Mehmetaj:

“Keta kane eskalu komplet more keta te marre…

Keta me keso gjanash edhe pak dite kane me ndertu aktakuza e me cu njerez ne burg.

D.m.th fjaline time qe do t’u pritet koka e keqperodrimit e abuzimit, keta kane tentu me paraqite si sulm fizik.

Po kur i thua dikujt “ma preu rrugen” a nenkupton se fizikisht i ka hy thike asfalltit, apo se dikush te doli perpara e te ndaloje?

Kur i thua dikujt “me eshte mbushur kupa” a e ke fjalen per naj kupe dukati qe e ke mbushe me dicka, apo e ke fjane se me nuk e toleron nje situate a person?

Po kur i thua dikujt “ma mbushe zemren” a mendon se te injektohet dicka ne zemer me shiring, apo nenkupton perjetimin e madh te nje ndjenje.

O si qaj Maduro jeni ju per bese. Vec ma t’kqi.”

Të ngjashme

Të fundit