Presidenti i FFK, Agim Ademi, ka uruar skuadrën e Drita, pas kalimit në finale të fazës eliminatore të Conference League.
“Me kënaqësi të veçantë dua t’i shpreh urimet e mia më të përzemërta për Drita FC për kualifikimin në fazën e “play-off”-it në UEFA Conference League”, shkruan Ademi, transmeton Scanner.
Postimi i plotë:
Me kënaqësi të veçantë dua t’i shpreh urimet e mia më të përzemërta për Drita FC për kualifikimin në fazën e “play-off”-it në UEFA Conference League.
Fitorja ndaj FC Auda 3:1, me një përpjekje të jashtëzakonshme dhe me shpirt luftarak në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” përgjatë 120 minutave, është dëshmi e angazhimit dhe përkushtimit të pashoq të të gjithë futbollistëve.
Urime për futbollistët, stafin e trajnerëve, drejtuesit e klubit dhe tifozët e “Intelektualët” që i dhanë mbështetje të madhe skuadrës drejt këtij triumfi.
Ju priftë e mbara 🔵⚪️👏⚽️🇽🇰
Historike, Drita kalon në rundin tjetër të Conference League