Dhe për këtë mjaftoi një foto e postuar në Instagram që Demi Lovato të konfirmojë trendin e modelit bob të shkurtër dhe një ngjyrë në çokollatë të ngrohtë, tipike për temperaturat e pranverës dhe prag verës.
Për shumë vite, artistja ka qenë e palëkundur në zgjedhjen e saj për flokë të gjatë dhe të zinj, me të cilët “luante” shpesh me modelet, njëherë të kapura e herë të tjera me ndarje në mes. Por, me ndryshimin stinor, artistja është shtyrë për të bërë një ndryshim të mirëpritur, nga e zeza në tonet e kafesë së ngrohtë në karamel te prerja në versionin bob.
Me siguri, që për t’u frymëzuar mund të ketë marrë modelet e artisteve të tjera që i janë bashkuar trendit bob të theksuar, që duket se do të jetë tendenca e këtij sezoni.