14.7 C
New York
Monday, October 20, 2025

Buy now

Prenkaj thotë se bashkëpunimi Kurti-Mickoski mund të çojë në gjeopolitika inverze

- Advertisement -

Diplomati i karrierës, Albert Prenkaj ka folur mbi opsionin e një aksi të ri në Ballkanin Perëndimor që siç thotë ai, rrezikon edhe hartën politike të Evropës së kësaj kohe.

Prenkaj thotë se janë VMRO-VLEN dhe VV, bashkëpunimi i të cilave shpien Kosovën në një drejtim joperëndimor, transmeton klankosova.tv.

”Bashkëpunimi VMRO-VLEN me VV-në në Kosovë na shpien te ekuacioni me determinanten jo-perëndimore. Një aks i ri në Ballkanin Perëndimorë që rrezikon hartën politike të Evropës së shekullit XXI në të cilën trungu politik shqiptarë në Rajon lehtësisht mund të shndërrohet në objekt dhe jo subjekt trajtimi”.

Madje referuar zhvillimeve të fundit, ai flet edhe për trajektore strategjike nga Albin Kurti i Vetëvendosjes.

”Një margjinalizim dhe delegjitimim i heshtur i faktorit politik shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, bashkëpunimi Kurti-Mickoski dhe Mickoski-Vuçiq krijojnë një trajektore strategjike e cila mund të jetë në shërbim të gjeopolitikave inverze me atë Euro-Atlantike

Të ngjashme

Të fundit