Ish-ambasadori Albert Prenkaj ka thënë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan që ta dobësojnë Iranin në mënyrë që të mos gëzojë fuqi në rajon.
Sidoqoftë, Prenkaj tha se amerikanët kanë hasur në vështirësi ushtarakisht, dhe mund t’iu duhen edhe trupa tokësorë.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të interesuara që ta dobësojnë Iranin, që mos të jetë një vend apo një shtet i cili është i fuqishëm në rajon dhe në koalicion me Rusinë dhe me Kinën”, ka thënë Prenkaj në Rubikon të Klan Kosovës.
“Por, siç po duket, Amerika do të ketë probleme të mëdha në aspektin ushtarak, dhe në një nga artikujt i cili më ra në sy para disa ditësh, CIA është e interesuar që të fusë edhe boots on the ground [trupa tokësorë], nëpërmes komunitetit apo një komuniteti të madh të kurdëve”.






