3.8 C
New York
Tuesday, December 2, 2025

Buy now

Prenkaj: Paritë po bëjnë lojëra paraelektorale për votat e diasporës

- Advertisement -

Ambasadori Albert Prenkaj, e ka quajtur lojë paraelektorale të partive politike çështjen e votave të diasporës.

Sipas tij, partitë politike po përpiqen t’i lënë fajin njëra tjetrës për pengim të votës së mërgatës, ku sipas tij, një gjë e tillë vërehet më shumë të Lëvizja Vetëvendosje.

Ai ka thënë se diaspora është pjesë e trupës zgjedhore në Kosovë dhe se ata mund të votojnë duke ardhur në vend apo edhe në vende ku jetojnë.

“Jemi duke parë një paralojë elektorale të partive politike dhe secila mundohet që njëra tjetrën ta mund në një formë apo tjetrën duke e atakuar votuesin e diasporës, përpiqen që njëra tjetrës të ia vënë fajin se nuk dëshirojnë që diaspora të marrë pjesë në votime. Diaspora është pjesë përbërëse e trupit zgjedhor të Kosovës. Këto janë lojëra paraelektorale, partitë politike e në veçanti Vetëvendosje po vërehet se është duke u përpjekur që të fajësojë partitë tjera duke i fajësuar që nuk janë të interesuara që diaspora të marrë pjesë në zgjedhje”, ka thënë ai në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Të ngjashme

Të fundit