Ambasadori i karrierës Albert Prenkaj, duke komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti për mediat, tha se qëllimi i Kurtit dhe partisë është të krijojë një atmosferë që të drejtë ka vetëm partia në pushtet.
“Që të gjithë të tjerët janë kundërshtarë të partisë që nënkupton kundërshtarë të shtetit”, tha ai, duke shtuar se ka filluar edhe një atmosferë e frikës.
“Pra është duke u krijuar një mentalitet i frikës, mentalitet i cili është konformist dhe gradualisht me mjeshtëri zoti Kurti e krijon një atmosferë të tillë, për mua është një fatkeqësi se partitë e opozitës pak janë duke bërë në këtë drejtim apo nuk janë duke bërë asgjë”, tha Prenkaj në emisionin “Click” në RTV21.






