Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm, ka protestuar para objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, lidhur me keqpërdorimet në këtë ministri.
Albert Prenkaj nga kjo shoqatë sindikale tha se kjo protestë sot është akt publik dhe do të jetë proces i vazhdueshëm i shprehjes sonë të pakënaqësive me veprimet dhe vendimet. Që siç i ka quajtur ai të jashtëligjshme dhe arbitrare të menaxhmentit te ministrisë sonë.
“Kemi dalë sot këtu të shprehim pakënaqësinë, indinjatën dhe mospajtimit me zhvillimet e fundit në këtë ministri. Kjo protestë sot është akt publik dhe do të jetë i vazhdueshëm për shprehjen e pakënaqësive tona lidhur me veprimet arbitrare të kësaj ministrie. Kjo që po ndodh sot është e paprecedent, asnjëherë në të kaluarën nuk ka ndodhur në një formë të tillë, përkundër vërejtjeve që kemi shprehur edhe në të kaluarën ndaj menaxhmenteve paraprake”, ka thënë Prenkaj, duke theksuar se jemi dëshmitarë të një presioni të secilit prej nesh dhe kemi kolegë që largohen të frikësuar.
“Në MPJ është instaluar në mënyrë të jashtëligjshme sistemi i kërcënimit, shantazhimit dhe privilegjeve të pamerituara në mënyrat nga më të ndryshme. Kjo mënyrë e të funksionuarit ndaj diplomatëve është në kundërshtim me Kushtetutën e shtetit tonë, duke u prekur liria, demokracia dhe të drejtat e njeriut”, tha ai.
Në këtë protestë janë paraqitur edhe 14 kërkesa:
1. Që menjëherë të kthehet rendi Kushtetues dhe ligjshmëria e përligjur në Shërbimin e Jashtëm;
2. Të ndërpritet sulmi kundër aktivitetit sindikal, gjegjësisht kryetarit te Shoqatës Agron Maloku, dhe kthimi i tij në MPJD;
3 Të shfuqizohet menjëherë nga Qeveria e Republikës së Kosovës Rregullorja 1/2022 mbi Riorganizimin dhe Sistematizimin ne MPJD. Fillimisht të bëhen ndryshimet ligjore pastaj të funksionalizohen aktet nënligjore.
4. Të vendosen në pozita udhëheqëse të Sekretarit dhe të tjerët sipas ligjit dhe hierarkisë së administratës.(Të largohen menjëherë nga detyrat diletantët dhe Klika menaxhuese e vendosur me vendime të jashtëligjshme: Behar Isma me koeficientin 9 e që ushtron detyrën e zv. SP me diktate dhe arbitraritet të paligjshëm; Vigan Berisha bashkëpjesëmarrës në paligjshmëri; Ragip Zejnullhu…. dhe të ndërmerren masat disiplinore dhe mjete juridiko-gjyqësore për shkeljet e vazhdueshme ligjore që janë duke i bërë;)
5. Të ndërpritet hakmarrja ndaj sindikatës dhe kryetarit të saj menjëherë në pajtim me ligjin për organizimin sindikal.
6. Të shfuqizohen të gjitha vendimet arbitrare që kanë shkaktuar largimin e kolegëve nga puna dhe të mos merren vendime për largimin nga puna pa vendim të gjykatës.
7. Të aplikohet sistemimi adekuat i kolegëve me përvojë dhe me grada diplomatike;
8. Të ndërpritet përndjekja dhe segregacioni i diplomatëve dhe zyrtarëve me përvojë të gjatë diplomatike, mbi baza administrative, gjinore dhe etnike, e që e tërë kjo prapavijë të diferencimit adminostrativo-politik;
9. Të ndërpriten konkurset e shpallura ne mënyrë kundeëligjore (i jashtëm dhe lëvizje paralele).
10. Të ndërpritet përndjekja dhe diskriminimi i diplomatëve nëpër komisione të kurdisura;
11. Të ketë trajtim meritorë sipas praktikave të mira ndërkombëtare të zyrtarëve diplomatik në MPJD në Ligjin për Pagat;
12. Të përmirësohen kushtet e punës në hapësirat e MPJD-së dhe te drejtat tjera te zyrtareve dhe diplomateve ne MPJD.
13. Gradimet selektive, privilegjuese dhe diskriminuese
14. Nxjerrja e akt-emërimeve në mënyrë selektive dhe mohimi për një pjesë të nëpunësve civil.