30.2 C
New York
Sunday, August 10, 2025

Buy now

Prenkaj: Diplomacia e Kosovës duhet të zgjohet, është momenti që Gjykata Speciale ta ketë rolin që e ka pasur

- Advertisement -

Diplomati Albert Prenkaj në “Info Magazinë” të Klan Kosovës ka komentuar deklaratat e përfaqësuesit special të presidentit, Donald Trump, që i thotë Kosovës “zgjohu” – në aspektin që ta tregojë të drejtën e saj në shtetet që janë financuese të Gjykatës Speciale.

Ai tha se prokuroria e Gjykatës Speciale ka devijuar misionin e saj, duke e rënduar Gjykatën si të tillë.

“Fjala zgjohu është fjalë adekuate, posaçërisht për politikën e jashtme të Kosovës që është totalisht e përgjumur. Diplomacia e Kosovës duhet të zgjohet dhe është momenti që Gjykata Speciale ta ketë rolin  saj çfare e ka pasur fillimisht kur është votuar në Kuvendin e Kosovës”, tha Prenkaj.

Ndryshe, në një intervistë ekskluzive për gazetaren e Klan Kosovës, Jehona Bajrami-Gashi, Grenelli tha se administrata Trump do të shkojë hap pas hapi në çështjen e Kosovës.

“Mendoj se do të shkojmë hap pas hapi. Sigurisht jemi plotësisht të angazhuar në këto çështje, por siç e thashë, po bëjmë zhvillim ekonomik gjithandej botës. Ky është fokusi”, tha Grenell.

 

Të ngjashme

Të fundit