Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka arsyetuar mos ardhjen e tij për vizitë në Prishtinë, të cilën e kishte paralajmëruar që nga nëntori i vitit të kaluar.
Sipas tij, nuk ka qenë për ndonjë ‘problem’ me Prishtinën por për shkak të disa zhvillime që ai ka pritur të ndodhin.
Se cilat janë këto zhvillime, ai nuk i detajoi, por theksoi se kjo vizitë do të ndodhë.
Ndërkohë, sa i përket marrëdhënies me Albin Kurtin, ai tha se pret që ta takojë në takimin rajon që është planifikuar të zhvillohet brenda pak ditësh në Shkup.
“Për pak ditë do jem në Shkup për një takim rajonal dhe shpresoj që do jetë kryeministri i Kosovës dhe besoj që do takohemi, nuk e kam realizuar vizitën atje aq shpejt sa unë mendoja në atë moment, por jo për shkaqe që lidhen me ndonjë problem në Prishtinë, por sepse kam pritur disa zhvillime që edhe kanë filluar të ndodhin dhe pastaj do shkoj patjetër”, përfundoi Rama në fjalën e tij në mbylle të takimin dyditor në Lezhë.