11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Premtoi, nuk i bëri, dështoi: Kryeministri Kurti shtyu për vitin tjetër tri projekte madhore

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti disa herë është zotuar se gjatë vitit 2023 do të realizonte shumë projekte madhe. Ai ishte shprehur i bindur se brenda këtij viti do të realizonte procesin e regjistrimin të popullsisë, do të përfundonte autostradën Prishtinë-Gjilan dhe do të miraton Projekt-kodin e ri Civil, i cili një herë është rrezuar në Kuvendin e Kosovë.

Por, në pjesën e fundit të vitit, Kurti është dorëzuar.

Ai ka pranuar se këto projekte nuk do të mund të realizohen këtë vit.

Shtyrjen e këtyre projekteve për vitin tjetër, kryeministri është munduar ta arsyeton në mënyra të ndryshëm.

Shtyrja e procesit të regjistrimit

Ndonëse ishte paraparë që regjistrimi i popullsisë të bëhet këtë vit, ky proces nuk ka nisur fare.

Muajin e kaluar për herë të dytë Qeveria e Kosovës e ka shtyrë procesin e regjistrimit të popullsisë. Një gjë e tillë, pritet të ndodhë nga pesë prilli deri më 17 maj. Shtyrja ka ndodhur me propozim të kryeministrit Albin Kurti.

Për këtë shtyrje, ai e kishte fajësuar Agjencinë e Statistikave të Kosovës.

“ASK është entitet për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Ligjin e kemi planifikuar dhe hartuar me përfshirje maksimale të Agjencisë, kemi ëkrkuar sigurimin e prokurorimit të tabletëve, laptopëve, e rekrutimin e mbikqyrësve…Gjatë javës së kaluar kam përdorur autorizimin për të ndryshuar menaxhmentin e ASK-së, si një hap para për të ngritur efikasitetin e procesit. Letra që e kam pranuar nga u.d i ri i Drejtorit, z.Avni Kastrati, dëshmon që procesi i regjistrimit nuk është menaxhuar mirë, por është shtuar premtimi që gabimet nga e kaluara nuk do të përsëriten.”, kishte thënë ai në mbledhje të Qeverisë, duke treguar datën se kur të mbahet procesi.

“Nisur nga kjo, e në veçanti për shkak të udhëheqjes së re në ASK-së, propozoj që regjistrimi i popullsisë të shtyhet në periudhën prej pesë prill, deri më 17 maj të vitit 2024 për të zbatuar parimet e EUROSTAT dhe për t’i dhënë rast menaxhmentit të ri të tregojë efikasitet në kryerjen e përgjegjësive”, kishte thënë Kurti.

Autostrada Prishtinë-Gjilan nuk përfundon as këtë vit

Autostrada Prishtinë-Gjilan ka filluar që disa vite. Punimet në këtë segment rrugor nuk kanë fund. Kryeministri Albin Kurti kishte dhënë zotimet të reja për këtë rrugë. Ai ishte shprehur i bindur se Autostrada Prishtinë-Gjilan do të përfundonte brenda vitit 2023. Këtë qëndrim e kishte përsëritur disa herë brenda këtij vit. Por, kjo nuk ndodhi. Gjatë vizitës se fundit në komunën e Gjilanit ai e dha lajmin e hidhur se kjo rrugë nuk do të përfundonte as këtë vit.

“Dhe unë e ndaj me juve brengën për autostradën e munguar të Gjilanit tash e 7 vjet. Mirëpo kohëve të fundit ajo çfarë është shqetësim dhe preokupim i yni kryesor, është fakti se janë paraqitur disa PROBLEM të rrëshqitjes së dheut dhe ne tash kemi nevojë që ta bëjmë RI-FORMATIMIN E KONTRATËS në mënyrë që bëhen EDHE DISA SHPRONËSIME që të sanohen këto probleme që na janë shfaqur. Përderisa po ecim me shpejtësi për autostradën e Gjilanit, na është shfaqur problemi i rrëshqitjes së dheut, me të cilën Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, përkatësisht zëvendësministri Hysen Durmishi është duke u marruar intenzimisht. Për vazhdimin e u autostradës nga Bresalci deri tek Dheu i Bardhë, tashmë ne e kemi ndarë buxhetin dhe në fillim të vitit tjetër do të fillojnë procedurat e prokurimit”, ka thënë Kurti.

Por, i pari i Qeverisë fjalë tjera kishte kur këtë komunë e kishte vizituar në muajin korrik.

Gjatë kësaj vizite, ai me vete kishte marrë edhe një dron, pamjet e të cilit i kishte postuar edhe në profilin e tij në “Facebook”.

“Autostrada Prishtinë—Gjilan po bëhet. Ajo hapet këtë vit. Urime”, kishte shkruar Kurti.

Kodi i ri Civil mbete në sirtar

Qeveria e Kosovës nuk ka arritur as këtë vit ta miratojë Kodin e ri Civil.

Ndonëse disa herë zyrtarët qeveritarë kishin dhënë zotime se kjo kod do të miratohet në Kuvend gjatë vitit 2023, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Para pak dite, Qeveria Kurti ka ndryshuar programin legjislativ për vitin 2023.

Në këtë mënyrë, disa projektligje i ka shtyrë për vitin tjetër.

Në mesin e projektligjeve të bartura për vitin 2024 është edhe Kodit i ri Civil i Kosovës. Qeveria dhe kryeministri Albin Kurti nuk kanë dhënë ndonjë shpjegim për shtyrjen e këtij projektligji të rëndësishëm.

Kodi Civil për herë të parë ishte proceduar në Kuvend në mars të vitit 2022. Por, i njëjti nuk ishte miratuar. Kjo pasi ky dokument nuk ishte përkrahur nga disa deputetë të VV-së.

Pavarësisht, kundërshtimeve të deputetëve të VV-së, Ministria e Drejtësisë Albulena Haxhiu në muajin shtator ishte zotuar se kodi do të procedohet në Kuvend.

“Unë kam thënë që brenda këtij viti do të procedohet Kodi Civil. Konsideroj se është një dokument shumë i rëndësishëm dhe sidomos duke pasur parasysh që delegacioni nga Këshilli i Evropës do të vjen në Kosovë gjatë këtij viti, është mirë që Kosova të dëshmojë si vend që është për avancimin e të drejtave të njeriut”, kishte thënë Haxhiu. /Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit