-1.9 C
New York
Friday, January 17, 2025

Buy now

“Premtoi me ble grurë te bujqit vendor, bleu në Poloni” – Kabashi ia përmend Kurtit disa premtime që s’i realizoi

- Advertisement -

Analisti Bekim Kabashi ka fajësuar Qeverinë Kurti për dështime të shumta në realizimin e premtimeve elektorale, duke përmendur një sërë projektesh që, sipas tij, kanë dështuar.

Në Debat Plus, Kabashi ka kritikuar mungesën e veprimit dhe realizimit të zotimeve që Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje bënë gjatë fushatës së vitit 2021.

“Ka premtuar që afër Prishtinë ka me ndërtu një qendër multifunksionale, pjesë e cilës ka me qenë edhe stadiumi kombëtar, ku është kjo? E ka premtuar në programim elektoral të 2021, ‘Krejt dhe Drejt’. Çmimet dyshime për kulturat bujqësore dhe blegtorale, shteti do të garantojë blerjen e prodhimeve bujqësore për rezervat shtetërore. Ne këtë rast kishim me i thënë zotit Kurti ose përfaqësuesve të VV-së, kjo Qeveria ka blerë rezerva shtetërore në Poloni, jo në Kosovë, jo të bujqit e Kosovës dhe ato rezerva nuk i ka sjell në Kosovë.

Ka premtuar aeroportin e Gjakovës për udhëtim me kosto të ulët. Se ka bërë. Funksionalizmi i sigurimeve shëndetësore. Ligjin për pensionim të parakohshëm për zyrtar policor…”, ka thënë Kabashi.

Ai e kritikoi qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë fushatës elektorale, duke thënë se diskutimi për këto çështje po shmanget, me qëllim që qytetarët të mos jenë të vetëdijshëm për dështimet e qeverisjes aktuale kur të votojnë.

Sipas Kabashit, vëmendja dhe theksi në debatet nëpër studiot televizive duhet të vihet të dështimet gjatë qeverisjes së VV-së dhe jo të gjuha që Kurti po e përdor në fushatë.

“Edhe ky është interesi i zotit Kurtit, këtë frymë me u diskutu, që këto tri javë që kanë mbet të fushatës elektorale me shku kështu. Edhe pastaj kur shkon qytetari të kutia e votimit mos me qene i vetëdijshëm për dështimet e kësaj qeverisje…”, ka shtuar Kabashi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit