0.8 C
New York
Wednesday, December 10, 2025

Buy now

Premtimi i Hamzës: Një nga vendimet e para do të jetë rritja e pagave dhe pensioneve për të gjitha kategoritë

- Advertisement -

Kryetari dhe njëherësh kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë një premtim për qytetarët.

Hamza i ka siguruar ata se me ardhjen e tij në pushtet, një nga vendimet e para do të jetë rritja e pagave dhe pensioneve.

“Qytetarët duan parashikueshmëri, çdo përkrahje e qytetarëve është e mirëseardhur, është e mirë por ata duan parashikueshmëri dhe qëndrueshmëri. Kjo nënkupton ti duhesh të rritësh pagat, dhe pagat të jenë në kontinuitet, pensionet të jenë në kontinuitet, jo me iu dhënë një ndihmë të njëhershme dhe qytetari të mos e dij kur i vjen tjetra dhe a ndodh tjetra. Përtej kësaj, kjo duhet të bëhet në kohë dhe me ligj, në procedurë ligjore, në kohë dhe me qenë të përhershme”, ka thënë Hamza në ATV transmeton Klankosova.tv.

Ai ka treguar se për cilët kategori të pensioneve do të ketë rritje.

“Prandaj, prej vendimeve të para ka me qenë rritja e pagave, rritja e pensioneve të të gjitha kategorive, edhe pensioneve bazike edhe atyre kontributdhënëse, edhe kategoritë e dala nga lufta, personat paraplegjikë, tetraplegjikë, viktimat e dhunës seksuale”, ka thënë Hamza.

Kreu i PDK-së shtoi se për t’u arritur kjo duhet të rritet buxheti, për të cilin ka treguar se mund të zgjidhet.

Të ngjashme

Të fundit