9.2 C
New York
Wednesday, March 19, 2025

Buy now

Premier Liga, shpenzimet 40% më të larta se rekordi i mëparshëm

- Advertisement -

Premier Liga ka thyer çdo rekord shpenzimesh në merkaton e transferimeve dimërore, që sapo ka përfunduar, duke lënë pas të gjitha ligat e tjera kryesore.

Transferimi i minutave të fundit i Enzo Fernandez nga Benfika te Çellsi e çon shumën totale të investuar nga klubet në ligën angleze në 815 milionë paund, pasi argjentinasi kushtoi 121 milionë. Pasi klubi i Çellsi kaloi nën pronësinë e grupit të ri të udhëhequr nga investitori amerikan Tod Boehli, blutë e Londrës realizuan disa nga transferimet më të mëdha në merkaton e janarit.

Sipas faqes së internetit të të dhënave të futbollit “Transfermarkt”, Çellsi zuri vendin e parë për shpenzimet më të larta në këtë merkato, rreth 358 milionë dollarë. Shpenzimet e tarifave të merkatos ishin 40% më të larta se rekordi i mëparshëm prej 611 milionë dollarësh në vitin 2018.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit