Shpenzimet e 20 klubeve në Premier League gjatë sezonës së verës thyen rekordin e mëparshëm prej 1.92 miliardë funte.
Shifra e shpenzimeve për këtë verë ka arritur në 2.36 miliardë funte dhe kjo u bë e ditur nga firma e shërbimeve financiare Deloitte.
Klubet e Premier League shpenzuan 255 milionë funte vetëm në ditën e fundit të kësaj sezone krahasuar me vitin e kaluar që ishte 120 milionë funte.
Transferet në Premier League përbëjnë 48% të shpenzimeve totale në pesë ligat e mëdha evropiane – La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1 mirëpo nga këto pesë ligat vetëm Premier League dhe Ligue 1 shpenzuan më shumë për transferime sesa morën.
Klubet e Premierligës morën 550 milionë funte në tarifat e transferimit nga klubet e huaja, më shumë se dyfishi i rekordit të mëparshëm prej 210 milionë funtesh në verën e vitit 2022.
Pothuajse tre të katërtat e klubeve të Premier League shpenzuan më shumë këtë verë se sa e kaluara, duke reflektuar rritjen e intensitetit të konkurrencës.