Sonte luhet kryendeshja e javës në Premier League.
Dy rivalët e vjetër, Liverpool dhe Manchester United vihen sot përballë njëra-tjetrës, në atë që konsiderohet si kryendeshja e javës,
‘Reds’ futen në këtë takim me synimin te tri pikët – pikë këto që do ta vinin në krye të tabelës.
Manchester United në anën tjetër udhëton me një disponim jo edhe të mirë, si pasojë e lajmeve të hidhura mbrëmë nga Cristiano Ronaldo.
United e kanë të nevojshme fitoren për të vazhduar ëndërrimin për një vend në top katërshe, shkruan lajmi.net.
Ndeshja mes dy skuadrave luhet me fillim nga ora 21:00. Përveç dy skuadrave në fjalë, rezultati do të jetë me interes të lartë edhe për Manchester City.
Mbetet të shihet se kush nga trajnerët gjermanë ka përgatitur më mirë ndeshjen; Rangnick apo Klopp.