Home Sport Premier League paralajmëron Chelsea për Fair Play Financiar

Premier League paralajmëron Chelsea për Fair Play Financiar

0
Premier League paralajmëron Chelsea për Fair Play Financiar

Pavarësisht shpenzimeve masive që kanë bërë këtë sezon, ku kanë shpenzuar më shumë se 650 milionë euro, Chelsea mund të ketë probleme me Fair Play-in financiar.

Këtë afat dimëror, për shkak të problemeve që kishte skuadra, klubi shënoi një rekord të shpenzimeve për transferta ku afroi Enzo Fernandez, Mykhailo Mudryk dhe Benoit Badiashile.

Drejtori ekzekutiv i Premier League Richard Masters foli për këtë çështje dhe la në dyshim se Chelsea nuk do të penalizohet në të ardhmen nëse nuk balancon llogaritë. Duke folur në Samitin e Biznesit të Futbollit të Financial Times, Masters tregoi se lojtarët duhet të shiten gjatë verës për të shmangur shkeljet financiare të Fair Play.

Exit mobile version