Ish-kandidati i PDK-së për deputet, Genc Prelvukaj, i cili njihet edhe për karrierën e tij në muzikë, si dhe angazhimin akademik në fushën e historisë, ka reaguar pas raportit për lirinë e mediave nëpër botë.
Në këtë raport të Reporterëve Pa Kufij, të cilën e citon edhe Prelvukaj, Kosova ka shënuar rënie drastike prej 24 pozitash, duke u renditur tash në vendin e 99-të në botë.
Për këtë, Prelvukaj e quajti këtë raport si më negativin në historinë e Kosovës sa i përket lirisë së mediave, teksa pati komente indirekete edhe për pushtetin aktual në Kosovë.
“Shtetet bëhën nga njerëzit e mëdhenj, ndërsa rrënohen nga banditë të paedukatë – njerëz të kompleksuar dhe me formim minimal”, shkruan Genc Prelvukaj.
Kosova tani ka renditjen më të ulët në tërë Ballkanin dhe në mesin e shteteve të Bashkimit Europian. Vendi i 99-të e degradon vendin tonë në një grup shtetesh afrikane