Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë një ndër çiftet më të komentuar të momentit. Dyshja pritet që të bëhen prindër për herë të parë. Moderatorja zbuloi pak javë më parë se do të bëhen me një djalë. Teksa po shijon pritjen e ëmbël, Dojna ka ndarë shpesh detaje me ndjekësit e saj.
Së fundmi, moderatorja e njohur ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku duke iu përgjigjur njërës prej pyetjeve, ajo ka rrëfyer emocionet që po kalon, të cilat janë normale për një nënë të ardhshme.
“Se kam pasur kurrë lotin e lehtë, por tani në shtatzëni rrëke më shkojnë! Më shumë se sa ulje-ngritje të humorit, prekem shpejt. Mjafton një fjalë e thënë atëherë kur nuk duhet për të krijuar një dramë në kokën time. Vlashenti, si çdo burrë, nuk është se ka shumë zgjedhje.“, tha ajo.