0.3 C
New York
Tuesday, March 4, 2025

Buy now

Prekazi edhe sivjet pret vizitorë të shumtë në nderim të Epopesë së UÇK-së

- Advertisement -

“Epopeja e UÇK-së” nis këtë të mërkurën për t`u përmbyllur sikurse çdo vit më 7 Marsin, Natën e Zjarreve në vendin legjendar, Prekaz, i cili qysh nga paslufta është vizituar nga dhjetëra miliona njerëz. Megjithatë, ato kulla edhe këtë vit vazhdojnë të jenë të pakonservuara, ndonëse për restaurimin e tyre tashmë fitues është shpallur një konsorcium gjermano-amerikan.

Është vendi më i vizituar në Republikën e Kosovës, por edhe më gjerë. Prekazi, aty ku prehen eshtrat e mbi 50 anëtarëve të familjes Jashari, në krye me komandant Adem Jasharin.

Vizitat në këtë vend shtohen edhe më shumë kur 27 vjetori i Epopesë së UÇK-së po afrohet.

Të vegjël e të mëdhenj, në mënyrë të organizuar e individual, qëndrojnë e mësojnë për heroizmin e familjes legjendare.

Përveç varrezave, ata shohin nga afër gjurmët e asaj çfarë ndodhi më shumë se dy dekada më parë në Kullat e Lavdisë.

Megjithatë, këto kulla edhe këtë vit vazhdojnë të jenë në këtë gjendje të pakonservuara, ndonëse për restaurimin e tyre tashmë fitues është shpallur një konsorcium gjermano-amerikan.

Lidhur me këtë në Ministrinë e Kulturës, në një përgjigje për RTK-në, kanë thënë se procesi është ende në fazën e planifikimit dhe hartimit të projekteve, e që kjo pritet të përfundojë brenda 22 muajsh.

“Referuar së njëjtës kontratë, respektivisht Planit të Menaxhimit, është paraparë që për 22 muaj të përfundohet Hartimi i 21 Projekteve të restaurimit, lëndë e kësaj kontrate. Ndonëse është volum i konsideruar i Hartimit të projekteve (21 projekte përfshirë këtu Fazat Konceptore, Ideore dhe Zbatuese), na rezulton që deri më tash gjithçka po ecën sipas planit dinamik të paraparë”, thuhet në përgjigjen e MKRS-së.

Ata që për herë të parë e vizitojnë Prekazin, thonë se historia e lirisë duhet të ruhet. Por, që përveç mirëmbajtjes së Kullave, atyre po u pengon edhe mungesa e shenjave orientuese.

“Vrimat e plumbave duhet të jenë aty. I pashë. Flet historia vet. Unë mendoj që duhet të mirëmbahet. E vetmja gjë që më ka bërë përshtypje është se nuk ka tabela, shumë keq derisa kemi ardhur këtu”, tha Anila Luku, vizitore nga Lezha.

“Ishte e padëgjuar më parë dhe vërtetë ka qenë një njollë e errët dhe shumë e keqe në këtë tokë të shenjtë”, u shpreh Fation Cerani, vizitor nga Elbasani.

Që nga paslufta llogaritet se Prekazin e kanë vizituar mbi 18 milionë njerëz.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit