Prej disa javësh Adelina Ismajli i është rikthyer televizionit, teksa e shohim në drejtimin e programit të së premtes, “Show i së premtes”, në RTK, me të ftuar mjaft interesantë nga të gjitha fushat e artit e jo vetëm, ndërsa këtë javë, ose më saktësisht, sot, pritej që të transmetohej intervista e këngëtares me Hoxhën e njohur Drilon Gashi.
Në fakt promo-ja e kësaj puntate, që sic Adelina kishte paralajmëruar në Instagram-in e saj do të ishte njëi intervisë gati “bombë”, me diskutimin me në fokus fenë, Kosovën dhe mjaft detaje të tjera interesante nga historia jonë, qarkullonte prej ditësh, megjithatë këtë mbrëmje artistja është njoftuar se emisioni nuk do të transmetohej
Kështu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Adelina thotë se është njoftuar jozyrtarisht vetëm 1 orë nga nisja e programit, që në fakt ky episod, me intervistën e Hoxhës, nuk do të shfaqej dhe për këtë vendimin e kishte marrë kryeredaktori i RTK. Arsyet përse Ismajli nuk i ka dhënë, ndërsa premton që do ta sqarojë gjithë situatën në ditët në vijim
Megjithatë, nisur nga gjithë kjo situatë, me gjasë tema e diskutuar, që është mjaft delikate ndoshta për publikun e gjërë dhe biseda e zhvilluar, mund të ketë qenë arsyeja për ndalimin e transmetimit