10.8 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Prej “nuk japim gjë për njohje” dhe “jetojmë pa të” në Zajednicë pa njohje – Çka është ky Albin “tjetër” Kurti?

Me të ardhur në pushtet në Qeverinë e II-të Kurti, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, krekosej para mediave se me çfarë Kosove – tash e tutje – do të përballej Serbia; katërcipërisht ndryshe nga ç’kishin parë më parë. Sepse kampionët e ri të interesave të vendit tashmë e kishin marrë kupën zgjedhore në shkurt të 2021’ës: e në arenën e dialogut, titanë të rinj ishin ngritur.

Qeveritë e kaluara kanë krijuar një percepcion që Kosovë është e gatshme për kompromise tjera, pas atyre të pakos së Ahtisarit. Kjo qasje ka dëmtuar marrëdhëniet tona, sidomos me partnerët tanë strategjikë (…) Dëmin e shkaktuar nga qeveritë e kaluara duhet ta zhbëjmë pa shkaktuar dëm të ri”, pati thënë menjëherë pas formimit të Qeverisë Kurti II, zëdhënësi Kryeziu për Radion Evropa e Lirë.

Se ky rigorizitet dhe rigjiditet në qëndrime ishte dhe do të mbetej kështu do të vulosej nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kur në korrik të 2021’ës – përveç asaj se dialogu ishte prioritet i gjashtë-shtatë – shprehej se as për njohje nga Serbia nuk është i interesuar, po qe se ajo njohje do të nënkuptonte “të dhënit diçka” Serbisë.

Mundemi edhe pa njohje, s’japim gjë për të”, i thoshte Kurti portalit “European Western Balkans”, teksa i tregonte se Kosova – kështu siç është – është “storje suksesi”.

Fare thjesht, i tregonte Kurti intervistuesit të tij, “po qe se Serbia dëshiron të mos na njohë, ne vazhdojmë të jetojmë pa atë njohje”.

Sepse, kështu është puna, vazhdonte të tregonte Kurti.

Unë s’e kam në plan të zhvendosë varësinë e kaluar të Kosovës nga Serbia në varësi të re të Kosovës nga Serbia për njohjen e pavarësisë sonë”.

E kishte kollaj të krijonte fjali simetrike për fascinimin e intervistuesit të tij.

Nuk paguaj gjë për (njohjen e Serbisë)”, ishte kreshendoja e kryeministrit.

Pse dhe si?

Qe 13 vite ne kemi jetuar pa njohjen e Serbisë. Mirë do të ishte të na njihnin, por unë s’paguaj gjë për të, as me territor dhe as me funksionalitet të shtetit tonë. Kosova e pavarurë është. 26 nga 30 shtete të NATO’s na njohin, 22 nga 27 të BE’së po ashtu. Rusia dhe Kina nuk na njohin, por nga Këshilli i Sigurimit na njohin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar. Neve na duhet të vazhdojmë”, shprehej Kurti.

Me ardhjen e tij në pushtet, piktura ishte tjetër, piktori edhe më tjetë. Së paku këtë shpresonte të përçonte Kurti. Serbia, tash do të duhej t’i përvilte mëngët.

Sepse, thoshte Kurti, “ne po fuqizojmë shtetin e Kosovës” dhe “Kosova po bëhet storje suksesi”.

Ndërsa Serbia, sipas tij, mendjen e kishte te taktitat e saj të vjetra, sipas tij të realizueshme me qeveritë e kaluara, por me të: jo.

Taktika e vjetër ‘salami’ – çfarë jepni ju për njohjen që ne s’do t’ua japim kurrë, nuk do të funksionojë”, e përmbyllte frazeologjikisht ai përfundimin e tij.

Këto, s’janë qëndrime të Kurtit njëbotë opozitari, kur me kollajllëkun dhe pa pikën e përgjegjësisë, ligjëronte në abstrakt dhe nga distanca, se çka do të duhej çka-kur-si-pse. Por, është e Qeverisë Kurti II, para as 3 viteve.

Çka tash?

E tëra çka u tha mësipër është përmbysur në vetvete. Kosova, nën Kurtin, gjendet para zbatimit të “Zajednicës” pa njohje juridike nga Serbia; për çka Kurti e kishte fjalën mësipër.

Marrëveshja Bazike që pranoi në shkurt dhe mars – planin e zbatimit të së cilës e pranoi më 21 tetor – është krejtësisht e qendërzuar në ofrimin e një platforme autonomie për serbët e Kosovës, (i.e), Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe krahas një “njohje të derës së pasme” që interpretohet të konsitituojë “njohje de facto”.

Për më tepër, as s’i hap derën njohjes nga katërshja e NATO-s e as pesëshses së BE-së, por thjesht një prospekt të mjegullt dhe distant për “integrime të papenguara ndërkombëtare nga Serbia”; që s’e beson askush; e më së shumti s’e beson Qeveria e Kosovës. /Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit