24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Prej javësh në arrest shtëpie, Sali Berisha bën xhiro në tarracë

- Advertisement -

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sërish në tarracën e banesës për ajrosje, ndërkohë që prej datës 30 dhjetor është në arrest shtëpie.

Në një situatë të tillë, Berishës nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse daljet në dritaren e shtëpisë ku mban fjalime para disa militantëve të mbledhur dhe ecejaket në tarracën e pallatit ku ka banesën.

Në 22 janar, një video u bë virale në rrjet ku Berisha shihej teksa bënte ecje në tarrcën e banesës së tij. Këtë herë në videon e publikuar kreu i Rithemelimit shihet duke kryer ecje me hapa më të shpejtë.

Kujtojmë se të martën më 23 janar Berisha u mor në pyetje në SPAK për rreth 1 orë e gjysmë dhe pasi doli nga dyert e Prokurorisë së Posaçme para se të rikthehej në arrestin e shtëpisë, sulmoi prokurorët e posaçëm se po përdoren nga kryeministri Edi Rama kundër tij. Ndërsa 2 ditë më pas, Apeli i GJKKO i rrëzoi ankimin e masës së sigurisë, duke e lënë në fuqi arrestin e shtëpisë për ish-kryeministrin.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit