Tensionet janë rritur pas gati 10 muajsh luftë në Gazë dhe vrasjes së dy drejtuesve të grupeve militante Hezbollah dhe Hamas, në sulme të veçanta në Liban dhe Iran javën e kaluar. Këto vrasje sollën kërcënime për hakmarrjeje nga Irani.
Të paktën 44 palestinezë u vranë të dielën nga sulmet izralite në Gazë, sipas zyrarëve të shëndetësisë. Një sulm ajror izraelit goditi dy shkolla në qytetin e Gazës të dielën, duke vrarë të paktën 25 persona, tha agjencia zyrtare palestineze e lajmeve, ndërsa ushtria izraelite tha se goditi një kompleks ushtarak të Hamasit në ambjentin e shkollave, ndërsa Një sulm ajror izraelit goditi një kamp me tenda brenda një spitali në qendër të Gazës. Ndërkohë një palestinez vrau dy persona në një sulm me thikë në periferi të Tel Avivit.
Ushtria izraelite tha se sulmet kishin në shënjestër një militant palestinez, por më pas ndodhën shpërthime të tjera, që sipas tyre “treguan praninë e armatimit në zonë”.
Spitali në Deir al-Balah është objekti kryesor mjekësor që vepron në Gazën qendrore dhe mijëra njerëz janë strehuar atje pasi kanë ikur nga shtëpitë e tyre në territorin e shkatërruar nga lufta. Një sulm tjetër në një shtëpi pranë spitalit vrau një vajzë dhe prindërit e saj, thanë banorët.
Ndërkohë një sulm me thikë i kryer nga një palestinez vrau dy persona në një periferi të Tel Avivit. Një grua rreth të 70-tave dhe një burrë 80-vjeçar u vranë në sulmin me thikë, sipas autoriteteve izraelite ndërsa policia tha se sulmi u krye nga një militant palestinez, i cili u “neutralizua”.
Tensionet janë rritur pas gati 10 muajve të luftës në Gazë dhe vrasjes së dy drejtuesve të grupeve militante Hezbollah dhe Hamas, në sulme të veçanta në Liban dhe Iran javën e kaluar.