8.4 C
New York
Sunday, December 29, 2024

Buy now

Precedentët dhe filtrat e Senatit, a do të votohen të emëruarit e Donald Trump?

- Advertisement -

Ndërkohë që disa nga kabineti i zgjedhur i presidentit amerikan, Donald Trump kanë ngritur shqetësime dhe kanë bërë thirrje që Senati të bllokojë konfirmimin e tyre, dhoma e lartë e Kongresit amerikan rrallëherë bllokon nominimet dhe e ka bërë këtë vetëm një herë kur kontrollohet nga e njëjta parti që drejton Shtëpinë e Bardhë.

Këtë muaj, Trump siguroi votën popullore dhe 312 vota elektorale, të cilat janë të mjaftueshme për tu rikthyer sërish në Shtëpinë e Bardhë.

Në votimet për kongres, Partia Republikane mbajti shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe mori kontrollin e Senatit, duke fituar 53 vende, sipas newsweek.
Sesioni i ardhshëm i Senatit do të udhëhiqet nga senatori i sapozgjedhur dhe lider i shumicës në Senat, John Thune, republikani nga Dakota e Jugut, duke e pasuar republikanin, Mitch McConnell nga Kentucky, i cili ka udhëhequr për 17 vjet.

Nominimet për kabinet që janë refuzuar nga Senati

Ka pasur vetëm nëntë nominime për kabinet që janë refuzuar nga Senati.

-Roger Taney, kandidat për Sekretar të Thesarit, presidenti Andrew Jackson, 1834.
-Caleb Cushing, kandidat për Sekretar të Thesarit, presidenti John Tyler, 1843
-David Henshaw, kandidat për Sekretar të Marinës, presidenti John Tyler, 1843
-James Porter, kandidat për Sekretar të Brendshëm, presidenti John Tyler, 1843
-James Green, kandidat për Sekretar të Luftës, presidenti John Tyler, 1844
-Henry Stanbery, kandidat për Prokuror të Përgjithshëm, presidenti Andrew Johnson, 1868
-Charles Warren, kandidat për Prokuror të Përgjithshëm, presidenti Calvin Coolidge, 1925
-Lewis Strauss, kandidat për Sekretar të Tregtisë, presidenti Dwight Eisenhower, 1959
-John Tower, kandidat për Sekretar të Mbrojtjes, presidenti George H.W. Bush, 1989.

Emërimet gjatë pushimeve

Megjithatë, emërimet gjatë pushimeve, që ndodhin kur Senati nuk është në sesion, lejojnë emërimet të kalojnë pa nevojën e një shqyrtimi nga Senati, duke i vendosur përkohësisht ata në pozitat përkatëse.

Thune ka sugjeruar se emërimet gjatë pushimeve mund të jenë një strategji e mundshme për të kaluar emërimet për kabinetin e Trumpit.

“Mendoj se të gjitha opsionet janë në tavolinë, duke përfshirë emërimet gjatë pushimeve. Shpresoj që të mos arrijë deri aty, por do ta kuptojmë shpejt nëse demokratët duan të luajnë lojën apo jo”, tha Thune javën e kaluar gjatë një interviste me Fox News.

Disa nga emërimet e fundit për kabinet të Trumpit kanë tërhequr vëmendjen e demokratëve, si dhe një numër republikanësh, përfshirë ish-kongresistin, Matt Gaetz nga Florida për prokuror të përgjithshëm, ish-kongresisten Tulsi Gabbard nga Hawaii për drejtoreshë të inteligjencës kombëtare, Robert F. Kennedy Jr. si Sekretar i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS), dhe ish-moderatorin e Fox News, Pete Hegseth për Sekretar të Mbrojtjes.

Gaetz tërhoqi sot emrin nga shqyrtimi për postin e kabinetit, “ndërsa dinamika ishte e fortë, është e qartë se konfirmimi im po bëhej padrejtësisht një shpërqendrues për punën Trump/Vance”.

Përpara dorëheqjes nga Dhoma e Përfaqësuesve javën e kaluar, Gaetz ishte subjekt i një hetimi nga Komiteti i Etikës në Dhomën e Përfaqësuesve rreth akuzave “për abuzime seksuale dhe përdorim të paligjshëm droge” dhe ishte pjesë e një plani që çoi në trafikimin seksual të një vajze 17-vjeçare. Ai ka mohuar çdo shkelje.

Ka pasur shqetësime për nominimin e Gabbardit si drejtoreshë e inteligjencës kombëtare për lidhjet e mundshme dhe afërsinë me qeveri të tjera dhe pikëpamjet simpatike ndaj Rusisë. Gabbard dhe mbështetësit e saj kanë hedhur poshtë këto shqetësime.

Kennedy Jr. u propozua për të udhëhequr HHS, që udhëheq agjencitë shëndetësore të Amerikës.

Komentet për vaksinat kanë ngjallur shqetësime, pasi ai ka përsëritur disa herë se vaksinat e fëmijërisë shkaktojnë autizëm. Ai gjithashtu ka dalë kundër vaksinave për COVID-19.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit