Valon Prebreza, kandidat për kryetar të Fushë Kosovës, në emisionin Zgjedhjet në kohë, në KTV, duke folur për disa rrugë të Fushë Kosovës, ndër të tjera ka thënë, “Shembuj me emra të rrugëve, ta zamë rruga “Hajrullah Zymi”, rruga “Enver Sekiraqa”, brenda gjashtë muajve ndodh që shtrohet dy herë.”.
Me sa duket Prebreza ka ngatërruar emrin e të kërkuarit nga drejtësia kosovare, Enver Sekiraqa me atë të dëshmorit, e luftëtarit të UÇK-së, “Naser Sekiraqa”.