25.9 C
New York
Thursday, September 11, 2025

Buy now

Prattipati te Osmani, flasin për respektimin e masës së Kushtetueses

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Pratipatin.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u diskutuan zhvillimet e fundit në vend, rëndësia e funksionalizimit të të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës, si dhe u potencua rëndësia e respektimit të masës së përkohshme të Gjykatës Kushtetuese dhe pritjes së aktgjykimit final.

Postimi i plotë:

Presidentja Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipati

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Pratipati.

Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet e fundit në vend, rëndësia e funksionalizimit të të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës, si dhe u potencua rëndësia e respektimit të masës së përkohshme të Gjykatës Kushtetuese dhe pritjes së aktgjykimit final.

Në 24-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA, Presidentja Osmani theksoi se Kosova qëndron krah për krah me popullin amerikan, sot, nesër dhe gjithmonë, në mbrojtje të paqes dhe një të ardhmeje më të mirë për brezat që vijnë.

Në prag të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ato diskutuan edhe për aktivitetet që do të realizohen gjatë kësaj jave, takimet e planifikuara, si dhe pritshmëritë për to.

Të ngjashme

Të fundit