24.5 C
New York
Friday, August 15, 2025

Buy now

Prattipati takon përfaqësuesit e Listës Serbe: Bëhuni pjesë e institucioneve të Kosovës

- Advertisement -

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, po i vazhdon takimet me partitë politike të Kosovës edhe këtë javë.

Siç njofton Ambasada, Prattipati ka zhvilluar një diskutim edhe me përfaqësuesit e Listës Serbe të cilëve ua ka theksuar se “pjesëmarrja e gjerë nga të gjitha partitë e themeluara është thelbësore për të siguruar që çdo komunitet të ketë një zë në të ardhmen e Kosovës”.

Në njoftim u tha se E Ngarkuara me Punë gjithashtu theksoi rëndësinë e komunitetit serb të Kosovës dhe përfaqësuesve të tij për të marrë pjesë plotësisht në punën e institucioneve të Kosovës.

“Vetëm përmes angazhimit aktiv mund të dëgjohen dhe adresohen zërat, shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve”, citohet të ketë thënë E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati.

 

Të ngjashme

Të fundit