E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, është takuar sot me Kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamzën.
Takimi i tyre është zhvilluar në kuadër të një vizite që Pattipati ka zhvilluar në Mitrovicën e Jugut.
Në njoftimin e Ambasadës thuhet se ata kanë folur lidhur me përpjekjet për deminimin e tokës që po bëhen në Bajgorë.
“E Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, vizitoi Mitrovicën Jugore dhe vizitoi qytetin. Ajo u takua gjithashtu me kryetarin Bedri Hamza dhe diskutoi për vizitën e saj në Bajgorë dhe përpjekjet për deminimin e tokës që po zhvillohen atje”, thuhet në njoftim.