12.2 C
New York
Thursday, October 30, 2025

Buy now

Prapë s’ka minuta për Zhegrovën, Juventusi fiton ndaj Udineses

- Advertisement -

Juventusi është rikthyer te fitoret.

“Zonja e Vjetër” triumfoi 3:1 në shtëpi ndaj Udineses, në kuadër të javës së nëntë në Serie A.

Dusan Vlahovic kaloi vendasit në epërsi në minutën e pestë me një gol nga penalltia.

Krejt në minutat shtesë të pjesës së parë, Zaniolo barazoi rezultatin.

Në të 67-tën, Gatti riktheu epërsinë e vendasve në 2:1.

Krejt në minutat shtesë, Kenan Yildiz realizoi nga penalltia për 3:1.

Edhe sonte, Edon Zhegrova mbeti rezervist i pashfrytëzuar nga Juventusi.

Kjo fitore e ngrit Juventusin në vendin e gjashtë me 15 pikë të grumbulluara.

Në anën tjetër, Udinese mbetet me 12 pikë në vendin e nëntë.

Të ngjashme

Të fundit