23.6 C
New York
Wednesday, July 2, 2025

Buy now

“Prapë është mashtrim”, Krasniqi: Kurti e harroi urën mbi Ibër dhe tash thotë se do të bëjë dy ura të reja

- Advertisement -

Analisti Milazim Krasniqi ka komentuar përpjekejn e Albin Kurtit për të t`i hapur dy ura të reja mbi lumin Iber.

Ai ka bërë me dije se këtë përpjekje Kurti po e bën pasi e harroi hapjen e urës kryesore mbi këtë lum.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se ky është edhe një mashtrim i radhës nga Albin Kurti.

“Kur ishte në nogdaun politik verën e kaluar, nga masat e BE-së, Albin Kurti e hapi temën e gjoja hapjes së Urës së Ibrit. Bëri zhurmë e dëm të madh, duke e paraqitur Kosovën si shtet që po i kërcënonte serbët e veriut. Kur ia drodhën dorën ndërkombëtarët, e harroi urën mbi Ibër dhe tash thotë se do të bëjë dy ura të reja. Prapë është mashtrim. Asgjë nuk bëhet atje pa lejen e KFOR-it. Shikoni çka thotë neni 153 i Kushtetutës së Kosovës dhe e kuptoni se mandati i KFOR-it është mbi institucionet e Kosovës: “Neni 153 [Prania Ndërkombëtare Ushtarake] … Asnjë autoritet i Republikës së Kosovës nuk ka juridikcion të rishikojë, të pakësoj ose përndryshe të kufizoj mandatin, kompetencat dhe detyrimet e referuara në këtë nen.” Por Kurti shpreson se ka ende njerëz që mund të mashtrohen me llafe e simbolika. Sigurisht që ka, por shumica tashmë e kanë kuptuar se është thjesht mashtrues”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme

Të fundit