11.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Prapaskenat e Uashingtonit – Çfarë do të ndodhte nëse Hashim Thaçi do të shkelte në Shtëpinë e Bardhë?

- Advertisement -

Marrëveshja e Uashingtonit ishte paraparë të ishte më ndryshe, nëse Hashim Thaçi do të shkelte në Shtëpinë e Bardhë.

Prapaskenat e shtatorit të vitit 2020 për Tëvë1 i tregoi ish-gjyqtari amerikan i EULEX-it, Dean Pineles.

Këtë histori premtoi se do e ndërrojë ish-emisari i SHhBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, para se Trump të kthehej sërish në pushtet.

Diplomati amerikan, pati deklaruar se me kthimin e Trump si president i SHBA-ve, ai do të bënte diçka për ta nxjerrë Thaçin nga paraburgimi.

Tani po në mediet amerikane po flitet që Richard Grenell do të mbaj një post të rëndësishëm gjatë administratës së re amerikane nën udhëheqjen e republikanit Donald Trump.

Mirëpo ish-gjykatësi amerikan i EULEX-it, Dean Pineles, e sheh si të pamundur zhbërjen e Gjykatës Speciale.

“Nëse administrata e re e Trump është e interesuar ta zhbëj Gjykatën Speciale, atëherë pyetja ime është si do ta bëjnë këtë? Gjykata Speciale është krijuar me ligje të Kosovës dhe me një amendament të Kushtetutës së Kosovës. Pra, çdo zhbërje e gjykatës do të nënkuptonte anulimin e këtyre ligjeve. Kjo do të nënkuptonte një kosto të madhe politike, financiare dhe juridike. Gjykata tani është në funksion të plotë. BE-ja ka shpenzuar shuma të mëdha parash, bëhet fjalë për qindra miliona euro për mirëmbajtjen e gjykatës. Pra, kanë kaluar katër vjet e gjysmë dhe zhbërja e gjykatës tani është vështirë e realizueshme. BE-ja nuk do ta toleronte një ndërhyje të tillë në drejtësi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Pineles.

Gjykatësi amerikan thotë se bota ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë për këto katër vjet dhe se sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shumë sfida më të rëndësishme para vetes.

“Shtetet e Bashkuara kanë tani shumë më shumë probleme para vetes. Ukraina, lufta në Gaza, aleanca midis Rusisë, Kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut, janë disa nga shqetësimet kryesore në politikën e jashtme. Tani duhet ta pyesni veten nëse Kosova dhe vendet e Ballkanit Perëndimor do të jenë prioritet për SHBA-të, para atyre problemeve që i ceka më herët. Bota ka ndryshuar shumë”, tha ish-gjyqtari amerikan.

Kujtojmë që janë bërë plot katër vjet që kur ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët kosovarë – Kadri Veseli e Jakup Krasniqi – dhe ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes Rexhep Selimi, janë nën masën e paraburgimit në Hagë të Holandës, ku janë vendosur Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit