9.9 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Pranoi se kishte dhunuar të dashurën, reagon për herë të parë Shpat Kasapi

- Advertisement -

Këngëtari i mirënjohur Shpat Kasapi, i ftuar në “E Diell”, ka shokuar me deklaratën e dhënë, ku pranoi se ka dhunuar ish-të dashurën.
Për rubrikën “Mos i bjer me Top” të Ronaldo Sharkës, Kasapi është shprehur se u kthye në një person të dhunshëm gjatë moshës 25 -26 vjeçare, për shkak të xhelozisë së tepërt.

“Ka qenë një moment i caktuar kur kam qenë i ri. Ka qenë e vërtetë diçka, xhelozia e tepërt bën të vetën”, deklaroi Shpati në intervistën e dhënë.

Kjo deklaratë e këngëtarit u përball me kritika të ashpra jo vetëm nga publiku por edhe nga personazhe të njohur publik.

Ndërsa në një intervistë të dhënë së fundmi, Shpati është shprehur se deklarata e tij është keqkuptuar, ndërkohë që ka kërkuar edhe ndjesë publike.

“Qesha me atë histori sepse e trajtova si një gjë që më ka ndodhur kur kam qenë fëmijë. Unë kërkoj ndjesë por e kanë keqkuptuar. I lutem portaleve të mos i marrin dhe të krijojnë keqkuptime të tilla“, u shpreh këngëtari.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit