10.9 C
New York
Thursday, May 22, 2025

Buy now

Pranohen edhe katër viktima në rastin e krerëve të UÇK-së, një refuzohet: Numri shkon në 156

- Advertisement -

Katër viktima janë pranuar në rastin e krerëve të UÇK-së, si rezultat numri total ka shkuar në 156.

Një aplikim, është refuzuar.

Njoftimi:

Më 15 maj, Trupi Gjykues në çështjen gjyqësore të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit vendosi mbi dy raporte të Zyrës Administrative në lidhje me kërkesat e viktimave për pjesëmarrje në proces. Në vendimin e tyre, gjykatësit miratuan kërkesat për pjesëmarrje në procestë katër viktimave dhe hodhën poshtë kërkesën e një viktime.

Rregullorja e DHSK-së u lejojnë gjykatësve të pranojnë kërkesat e paraqitura pas kalimit të afatit, në qoftë se paraqiten arsye bindëse. Në vendim gjykatësit shpjeguan arsyetimin e tyre për pranimin e kërkesës së secilës nga katër viktimat. Këto katër viktima do t’i bashkohen grupit të viktimave pjesëmarrëse që përfaqësohen nga Mbrojtësi i Viktimave, Sajmon Loz. Në këtë çështje gjyqësore tani marrin pjesë 156 viktima.

Të ngjashme

Të fundit