15.6 C
New York
Tuesday, April 1, 2025

Buy now

“Pranku” rus/Qeveria e pranon se Kurti u mashtrua në videon me rusët

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës ka reaguar  pas “Prankut” rus ndaj kryeministrit Albin Kurti. Në reagimin e Qeverisë së Kosovës thuhet se ky incident fatkeq, përforcon atë që  është ditur përej kohësh, që Rusia është e fiksuar pas Kosovës dhe vazhdon ta ketë cak vendin tonë.

“Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Sputnik Serbia dhe Russia Today (RT) publikuan mbi 60 lajme të rreme dhe artikuj dezinformues, duke ndërhyrë në procesin tonë demokratik, siç dokumentohet nga Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve. Teksa na vjen keq që kryeministri Albin Kurti u bë shënjestër e një thirrje të tillë, ky episod rikonfirmon qëndrimet parimore dhe konsistente të kryeministrit Kurti për çështjet kyçe, si në biseda publike ashtu edhe në ato private”, thuhet në reagim.

Reagimi I plotë:.

Deklaratë e Zyrës së Kryeministrit në lidhje me incidentin me telefonatën – prank call.

Ngjarja ka ndodhur më 11 shkurt, pak pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, në një periudhë kur kryeministri Kurti po pranonte mesazhe të shumta urimi dhe thirrje për rezultatin e zgjedhjeve. Për shkak të kohës, jo gjithmonë ishte e mundur të kryheshin verifikimet e plota të çdo telefonate.

Ky incident fatkeq përforcon atë që kemi e ditur prej kohësh: Rusia është e fiksuar pas Kosovës dhe vazhdon ta ketë cak vendin tonë. Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Sputnik Serbia dhe Russia Today (RT) publikuan mbi 60 lajme të rreme dhe artikuj dezinformues, duke ndërhyrë në procesin tonë demokratik, siç dokumentohet nga Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit