14 C
New York
Wednesday, October 22, 2025

Buy now

Praga ndalon monopatinat elektrike, vendimi pas ankesave të banorëve: Lëvizin me shpejtësi, bllokojnë trotuarët

- Advertisement -

Praga bëhet qyteti i radhës europian që ndalon përdorimin e monopatinave elektrike, për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Vendimi do të fillojë të zbatohet nga janari i vitit të ardhshem dhe vjen pas përpjekjeve të vazhdueshme lokale për të ndaluar përdorimin e këtyre mjeteve që lëviznin me shpejtësi në rrugët e kryeqytetit ccek.

Zyrtarët e Pragës thanë se kishin vepruar mbi ankesat e banorëve mbi rreziqet e monopatinave elektrike që lëvizin me shpejtësi në trotuare ose në parqe, ose bllokonin trotuaret dhe vendet e parkimit në rrugë kur nuk janë në përdorim.

Zëvendëskryetari i bashkisë tha se rregullat e reja do të pastrojnë hapësirën publike nga trafiku i pakontrolluar i skuterëve, që shkaktonte kaos edhe në zonat e këmbësorëve.

Zyrtarët e kryeqytetit thanë gjithashtu se dëshiron të promovojë përdorimin më të gjerë të shërbimeve të përbashkëta të biçikletave dhe se skuterët elektrikë kishin shkallë më të larta aksidentesh sesa biçikletat.

Praga është një nga shumë destinacione turistike të njohura europiane që ka marrë masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë vitet e fundit. Parisi dhe Madridi I kanë ndaluar këto mjete elektrike, ndërsa Finlanda ka ndaluar personat nën 15 vjecc që t’I përdorin.

Shqipëria gjithashtu pezulloi përdorimin e monopatinave elektrike derisa të përcaktohet një kuadër I qartë ligjor që vendos se kush dhe sim und t’I përdorë këto mjete.

Të ngjashme

Të fundit