Në mungesë kuorumi, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, nuk ka kaluar pikën e rendit të ditës që lejon heqjen e shpenzimeve për organizimin e Pritjes për përfituesit e Programit për Diplomaci Qytetare nga MPJD, raporton Ekonomia Online.
Për temat e këtij takimi, tregoi kryetarja e komisionit, njëherësh deputete e pushtetit, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni.
“Ideja me i taku, me bisedu me ta se çka mund të bëjmë, pra me bë një pritje jo të zakonshme siç i presim delegacionet tjera. Pra me një lloj kokteji, ku njëjtin kohë bashkëbisedojmë me ta e i ndajmë qëndrimet tona”, tha ajo.
Por as në këtë komision nuk munguan përplasjet verbale ndërmjet pozitës e opozitës.
Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, tha se shpenzimet e këtij delegacioni do t’i mbulojë GP – VV-së.
“Nuk pati korum ne thjesht mund ta bëjmë një pritje të zakonshme për ta në komision meqenëse ka arsye të ndryshme të deputetëve të cilët nuk dëshirojnë t’i presin të rinjtë e diasporës që kontribuojnë profesionalisht në institucionet tona. Unë besoj që thjesht mund të organizojmë pritjen për ta sikurse edhe për delegacionet tjera. Në gjitha komisionet, në të gjithë delegacionet tjera që kemi në komision ndërkohë shohim cila do të jetë mundësia që përpos kësaj thjesht të ulemi me ta të pimë një kafe, të flasim besoj që ka shumë mundësi unë do ta marr përsipër të paktën që në emër të Grupit Parlamentar dhe komisioni ta bëjmë këtë dhe t’i ofrojmë diçka me shume se sa një kafe qe vjen prej bufesë, meqenëse opozita nuk e lejojnë një gjë të tillë sot”, u shpreh ajo.
Por me këtë konstatim të Kryeziu-Hysenit, nuk u pajtua deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili.
Madje, kësaj të fundit nuk iu lejua të marr as fjalën.
“Mbledhja është e mbyllur”, tha kryetarja e komisionit.
“Çështja e parë, nuk jemi opozitë por jemi LDK, e dyta unë marr vendime sido që ma merr mendja. Çështja e tretë kur nuk arrini me bind askënd s’kam nevojë me dhënë votën ti e ose dikush tjetër dhe çështja e katërt unë as nuk kam qenë në dijeni për çka u votua”, u shpreh deputetja e LDK-së.
Pas këtij diskutimi, mbledhja e këtij komisioni u mbyll