1.6 C
New York
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

“Pozita gjeografike, rinia flet më shumë se një gjuhë”: Kurti në Paris bën thirrje për investime në Kosovë

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik të Kosovës në Paris u ka bërë thirrje investitorëve të huaj që të investojnë në Kosovë.

Derisa po qëndron atje me katër ministra, Rozeta Hajdari, Artane Rizvanolli, Liburn Aliu dhe Faton Peci, Kurti tha se “pozita gjeografike e vendit, rinia e arsimuar, e talentuar, kreative, që flet më shumë se një gjuhë të huaj, politikat fiskale dhe sistemi tatimor i leverdishëm, progresi demokratik në vitet e fundit, sundimi i ligjit, stabiliteti institucional dhe investimet në infrastrukturë…” e bëjnë Kosovën atraktive për investime.

“Kjo është më shumë se një ftesë për të investuar në Kosovë. Është ftesë për të qenë pjesë e transformimit tonë dhe ftesë për të rritur e thelluar miqësinë tonë. Së bashku, mund të ndërtojmë një ekonomi të fortë, një rajon më prosperues dhe një të ardhme për të cilën të gjithë mund të krenohemi.” – ka thënë ai sipas Zyrës së Kryeministrit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit