21.7 C
New York
Friday, April 25, 2025

Buy now

Pozhari: Një qeveri me Limajn nuk do të zgjaste më shumë se një vit

- Advertisement -

Analisti politik, Xhevdet Pozhari në emisionin “Këndi i Debatit” nëTtëvë1 ka folur për situatën aktuale politike në Kosovë.

Pozhari ka thënë se po bëhet zhurmë për një qeveri që nëse formohet me Nismën nuk do të zgjaste më shumë se një vit.

Megjithatë, sipas tij i takon Lëvizjes Vetëvendosje si partia e parë të tregohet më tolerante dhe përbashkuese në këtë situatë.

“Dallimi i partisë së parë me të dytën dhe të tretën është dyfish më i thellë, mirëpo kjo e obligon partinë që ka dalë e para që me këtë dominanc të jetë më tolerante dhe më përbashkuese. Një njeri që dëshiron të udhëheq me shtetin dhe të jetë kryeministër e ka pakrahasimisht përgjegjësinë më të lartë se të tjerët sepse konsiderohet si një prej njerëzve më të rëndësishëm të shtetit Dhe për fund, për çka po bëjnë zhurmë? Për një qeveri që nëse do të bëhet me Limajn do të zgjasë vetëm një vit apo edhe më pak. Pra në këtë situatë në të cilën është Kosova sa i përket temave globale nuk mendoj që e kemi luksin të kemi një qeveri jostabile sa i përket numrave”, ka thënë Pozhari.

Të ngjashme

Të fundit