6.6 C
New York
Saturday, March 22, 2025

Buy now

Pozhari: Në asnjë rrethanë s’e shoh prapë Osmanin presidente

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përfaqësuar mirë Kosovën, si dhe gjatë mandatit të saj ka arritje në sferën politike.

Kështu tha Xhevdet Pozhari, por pavarësisht kësaj, konsulenti politik nuk e sheh Osmanin, presidente edhe për një mandatë tjetër.

“Zonja Osmani e ka përfaqësuar mirë Kosovën, e përfundon mandatin e saj me disa arritje që shihen në sferën ndërkombëtare. Nuk shoh asnjë… në mënyrë hipotetike që mund të jetë presidente për një mandat të dytë. Nëse flasim me ndonjë hipotezë të caktuar as në ato rrethana nuk e shoh zonjën Osmani prapë presidente. Mund t’i diskutojmë të gjithë skenarët, por zonja Osmani sot nuk ka relacione të mira as me Partinë Guxo”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Sipas tij, pavarësisht se cila parti do ta formojë qeverinë, është vështirë e realizueshme që për presidenten Osmani të votojnë 80 deputetë.

“Nuk ka as tejkalim të situatave që kanë ndodhur me LDK-në, duhet të kesh edhe një pozicion kur vjen nga sfera e politikës – një pozicion të caktuar, të matur me votë, me peshë politike. Dhe, në asnjë rrethanë nuk shoh se do të mblidhen 80 deputetë të qëndrojnë në sallë për Vjosa Osmanin, dhe këtu kategorikisht PDK-ja do të jetë kundër, për të mos thënë se as LVV-ja, LDK-ja, asnjë parti tjetër nuk ka ndonjë arsye për ta votuar”, deklaroi ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit