2.3 C
New York
Monday, December 22, 2025

Buy now

Pozhari: Murati e përgënjeshtron veten, Bedri Hamza kishte të drejtë për fondet për paga dhe pensione

- Advertisement -

Analisti politik Xhevdet Pozhari ka kritikuar Ministrin e Financave, Hekuran Murati, duke vlerësuar se ai ka rënë në kundërthënie publike në kritikat e tij ndaj Kryetarit të PDK-së dhe kandidatit për Kryeministër, Bedri Hamza.

Në një reagim publik, Pozhari thekson se gjatë fushatës ka ndjekur me vëmendje të veçantë premtimet për pensionistët dhe se deklaratat e fundit të Ministrit të Financave e rrëzojnë vetë narrativën e tij kundër Hamzës.

Sipas Pozharit, Murati dy ditë më parë kishte deklaruar se Bedri Hamzës “i mungojnë 1 miliardë euro” për të rritur pagat dhe pensionet. Ndërsa sot, sipas tij, i njëjti ministër ka bërë të ditur se Administrata Tatimore e Kosovës ka mbledhur 1 miliardë euro nga tatimet, një rekord, të cilin Pozhari e cilëson si sukses të qeverisë aktuale.

“Mirëpo, Hekuran njëkohësisht u përgjigje vet se ku do t’i merrte Bedri Hamza mjetet për t’i rritur pagat dhe pensionet. Sipas asaj që ke shkruar, 1 miliardë euro nga tatimet tashmë janë në buxhet,” shkruan Pozhari.

Në fund të reagimit, analisti ngre pyetjen politike dhe sociale që, sipas tij, mbetet thelbësore: “Pyetja është se a do të bësh ti diçka më shumë për pensionistët?”

Reagimi i Pozharit i jep peshë pretendimit se kritikat ndaj Bedri Hamzës për mungesë fondesh nuk qëndrojnë dhe se deklaratat e vetë Ministrit të Financave e konfirmojnë se mjetet ekzistojnë, ndërsa çështja kryesore mbetet vullneti politik për t’i orientuar ato drejt pagave dhe pensioneve.

Të ngjashme

Të fundit