2.7 C
New York
Sunday, December 21, 2025

Buy now

Pozhari: Bedri Hamza, kandidati kryesor i opozitës për kryeministër, i ka lënë në hije të tjerët

- Advertisement -

Konsulenti politik, Xhevdet Pozhari, vlerëson se brenda taborit opozitar, deri më tani, Bedri Hamza ka arritur të dalë në pah dhe të lërë në hije kandidatët e tjerë.

Sipas Pozharit, Hamza është imponuar si kandidatura kryesore e opozitës për postin e kryeministrit, duke krijuar një dallim krahasuar me liderët e tjerë opozitarë.

Ai thekson se dallimi kryesor ndërmjet fushatës aktuale dhe asaj të kaluarës nuk qëndron domosdoshmërisht te programet, të cilat sipas tij mbeten kryesisht të njëjta me disa ndryshime dhe modifikime, por te mënyra se si ato prezantohen para elektoratit.

“Sa i përket taborit opozitarë, mendoj se deri tash Bedi Hamza ka lënë në hije të gjithë të tjerët. Pra, është imponuar si kandidatura kryesore e opozitës për kryeministër. Mendoj se këtu fillon edhe dallimi prej fushatës që jemi duke e pa tash nga fushata e kaluar – respektivisht programet janë ato çka janë me pak ndryshime e modifikime, por ai që e prezanton programin sa është i besueshëm para elektoratit”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Pozhari vlerëson se Hamza po shfaqet më bindës në këtë drejtim, duke ia atribuar këtë përvojës së tij politike dhe maturisë në raport me kandidatët e tjerë opozitarë.

Sipas tij, kjo situatë reflektohet edhe në lëvizjet e mbështetjes elektorale, ku liderët e partive të tjera opozitare gjenden në disavantazh krahasuar me Hamzën.

“Hamza po prezantohet më i bindshëm, shkaku i përvojës së tij politike, shkaku i maturisë në raport me kandidatët e tjerë opozitarë. Nëse flasim për një lëvizje të numrave, mendoj se janë shumë në disavantazh liderët e partive të tjera opozitare në raport me Hamzën. Kjo pasi Hamza më shpjegueshëm është duke e paraqitur programin”, deklaroi ai.

Të ngjashme

Të fundit