Graham Potter pritet të zyrtarizohet si selektor i ri i Përfaqësueses së Suedisë, pas shkarkimit të danezit Jon Dahl Tomasson, ka shkruar “Sky Sport” të shtunën.
Potter do të ketë detyrë të vështirë, pasi aktualisht Suedia është në pozitën e fundit të Grupit B kualifikues për Kupën e Botës 2026 me vetëm një pikë nga katër ndeshje.
Suedia pësoi humbje nga Kosova në të dy ndeshjet e grupit, 2:0 në Prishtinë dhe 1:0 në Goteborg.
Fitorja në Goteborg ka bërë që Kosova të jetë e dyta me shtatë pikë, tri më pak se Zvicra lidere. Sllovenia e treta ka tri pikë.
Potter pritet ta marrë drejtimin e Suedisë përkohësisht.
Dy ndeshjet e radhës për Suedinë janë ndaj Zvicrës në udhëtim dhe ndaj Sllovenisë në shtëpi.
Potter u shkarkua muajin e kaluar nga West Hami.