![Potter pretendon se është vënë në shënjestër të kërcënimeve me vdekje Potter pretendon se është vënë në shënjestër të kërcënimeve me vdekje](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/02/poter.jpg)
Në kohën kur skuadra e Chelseat po kalon në një formë jo të mirë të rezultateve, trajneri i “Bluve”, Graham Potter ka marrë disa kërcënime me vdekje me email që prekin atë dhe familjen e tij.
Në një konferencë për shtyp të premten, trajneri i Chelseat, Graham Potter tha se ai kishte marrë disa kërcënime me vdekje, pas humbjes së londinezëve nga Southamptoni.
“Edhe nëse kam marrë mbështetje, kam marrë emaile jo shumë simpatike me kërcënime me vdekje kundër meje dhe fëmijëve të mi, gjë që padyshim nuk është e këndshme për t’u marrë”.
Në ligë, Chelsea ka stagnuar në vendin e 10-të me vetëm dy fitore në 14 ndeshjet e fundit dhe vetëm një gol të shënuar në 2023.
Potter u emëruar trajner i Chelseat në shtator të vitit të kaluar kur iu bashkua nga aventura te Brighton.