Chelsea arriti që të mposhte Milan me shifrat 3-0 në sfidën e luajtur në “Stamford Bridge”, takim që ishte i vlefshëm për fazën e grupeve të Champions League.
Pas ndeshjes për “BT Sport”, Graham Potter do të theksonte se kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për skuadrën e tij, ndërsa nuk nguron të përgëzojë lojtarët për lojën që bënë.
“Ishte një natë e mirë për ne. Ne duhej të luanim mirë. Qëndrimi dhe aplikimi i lojtarëve ishte fantastik. Ishte një fitore vërtet e rëndësishme për ne.
Mendova se filluam paksa nervoz për rreth pesë minuta. Ishte vetëm një rezultat që ne donim të bënim kaq mirë. Ne e morëm kontrollin.
Goli i parë ishte i rëndësishëm. Në pjesën e dytë duhej të fillonim pak nga mbrapa. Ne vuajtëm pak, gjë që ishte mirë dhe goli i dytë na dha frymë”, ka deklaruar tekniku i anglezve.