12.8 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Potera në Vetëvendosje, prokuroria heton Bulliqin për Mulliqin (Video)

- Advertisement -

Postimi i drejtorit të shkarkuar të Inspeksionit në Komunën e Podujevës, Besnik Mulliqi, të martën, e vuri nën llupën e prokurorisë kryetarin Shpejtim Bulliqi.

Sipas këtij institucioni, me ankesat e tashmë ish-drejtorit, ku thotë se i pari i komunës e ndaloi ta zbatojë ligjin për rrënimet në Batllavë, do të veprohet konform tij.

Ankesa të njëjta ka edhe një ish-drejtor tjetër i Inspeksionit, që nga kjo drejtori dha dorëheqje vitin e kaluar.

Ajet Potera po thotë se edhe ky u pengua nga kryetari Bulliqi. Ky thotë se tre drejtorët e Inspeksionit që u ndërruan në qeverisjen e kryetarit aktual duhet të merren në pyetje.

Potera nuk e do Bulliqin as në krye të degës së LVV-së në Podujevë dhe për këtë ka një arsye.

Kryetari Shpejtim Bulliqi deklaroi gjatë ditës se i gëzohet dhe i mirëpret hetimet ndaj tij dhe se është i gatshëm të bashkëpunojë me organet e drejtësisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit