Lajme

Postoi video në Tiktok duke i dhënë drogë një të mituri, arrestohet 31-vjeçari në Lezhë

By GAZETA SCANNER 1

September 13, 2023

Është arrestuar një 31-vjeçar në Lezhë pasi postoi një video në Tiktok ku shihej duke i dhënë një të mituri për të pirë një cigare të përzier me lëndë narkotike, kanabis.

I dyshuari me iniciale G.A, është banues në Patok, Kurbin, thotë policia shqiptare, transmeton klankosova.tv.

Mbi të rëndon akuza “Nxitja për përdorimin e drogës”.